Aksident me VD*KJE në Tiranë/ Motori përplaset me bordurën, humb jetën 26-vjeçari!

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit në Tiranë.

Sipas uniformave blu Lorenc Kaci, rreth 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore.

Për fat të keq 26-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.05.2025, rreth orës 12:00, në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit, shtetasi L. K., rreth 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë, shtetasi L. K. ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lajme të tjera |  Edi Rama i kërkon Starmer zgjidhje për shqiptarët e regjistruar si shtetas të Kosovës në Angli

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us