Blendi Gonxhja kandidati më i votuar në historinë e PS në Tiranë! Zbret nga froni edhe emrat “big” të socialistëve

Numërimi i votave të kandidatëve për Qarkun Tiranë vijon, me mbi 2/3 e kutive të lexuara, duke konfirmuar kryesimin nga Blendi Gonxhja, i cili sapo ka superuar edhe kandidatët më të votuar të zgjedhjeve të vitit 2021, përkatësisht Fatmir Xhafajn që arriti 16,738 vota, Orlando Rakipin që arriti 15,697 vota dhe Belinda Ballukun që ishte e treta me 15,361 vota, duke u bërë kandidati më i votuar ndonjëherë i Qarkut Tiranë, me 18,280 deri në ora 16:20 të datës 15 Maj.

Dhe sivjet gara ishte më e egër pasi 37 kandidatë në listën e hapur luftojnë për 7-8 vende, me 12 të parët në listë të mbyllur, ndërsa në vitin 2021 luftonin 36 kandidatë me një renditje të paracaktuar e ku 18 prej tyre ndjeheshin të sigurtë, me vetëm 2 thyerje herësi.

Lajme të tjera |  “Mos luaj me dy porta”/ SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Shkreli: Jam në krye të detyrës!

E ndërsa Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka aktivizuar tërë mega strukturën e OSHEE që drejtohet nga i vëllai, ka rreshtuar inspektoriate e polici, gardë, deri tek Illyrian Guard, Ministri Blendi Gonxhja ka në varësi ca Muze e Teatro, ISSH e disa drejtori shumë më pak të shtrira në territor dhe me shumë më pak stafe e shumë më teknik si sektorë.

Rezultati i deritanishëm tregon për një mbështetje shumë më popullore e bio për Ministrin Gonxhja, një personazh mjaft publik e me një të shkuar mjaft aktive në politikë e në administrim, në nivele bashkie e qeverisje qendrore.

Mbetet për t’u lexuar vota preferenciale e diasporës që të kuptojmë renditjen finale, por deri këtu vlen të nënvizojmë se zgjedhjet e sivjetme sollën më shumë rivalitet e energji nga lista e hapur, duke afruar më shumë votues para ekraneve si të jetë një ndeshje e fortë sportive me ethe e tifozë të shumtë, mbase në një muaj ku skuadra e interistit Blendi Gonxhja ëndërron edhe titullin e Champions League!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us