Revolucioni i Milanit nis që nga stoli, kandidat për pankinën është trajneri që i “dogji” sezonin

Disfata në finalen e Kupës së Italisë përballë Bolognas, mund të rezultojë në mos luajtjen e Milanit në Europë sezonin e ardhshëm. Kuqezinjtë gjenden aktualisht edhe në vendin e 8-të të klasifikimit të Serie A.

Në kampin e “djallit” tashmë është i sigurt largimi i Sergio Conceicaos nga stoli. Por dilema më e madhe edhe në mediat italiane është se kush do të jetë pasardhësi i portugezit në stolin e Milanit.

Siç raportohet ditën e sotme nga mediat, kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Conceicaon janë Vincenzo Italiano, Gian Piero Gasperini dhe Maurizio Sarri. Por mbetet për t’u parë deri në fund të sezonit.

Lajme të tjera |  Po tërheq vëmendje me Red Bull New York në MLS, talenti finalizon debutimin e shumëpritur te Shqipëria! Reagon Adri Mehmeti

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us