A do ta sakrifikonte mandatin për Metën? Ja si përgjigjet Tedi Blushi

Tedi Blushi, kandidati në listën e mbyllur të koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i është shmangur pyetjes, nëse do e sakrifikonte ‘karrigen’ e tij në Kuvend për Ilir Metën. I pyetur nga gazetarët në protestën që po zhvillon opozita, Blushi tha se ‘këto përgjigje do merren në kohën e duhur’.

“Nuk kam asnjë koment tjetër veçse të respektojmë këtë protestë për lirinë e votës. Nuk kam punuar kundër Ilir Metës, duhet t’ia bëni të gjithë atyre që kanë punuar ditë e natë kundër Ilir Metës.

Ju e dini se kush fshihet mbrapa, në kohën e duhur do i keni këto përgjigje. Nuk jemi mbledhur sot për këtë çështje, por për lirinë e votës”, -u shpreh Blushi.

Lajme të tjera |  Beleri: Berisha të japë dorëheqjen! Përballë Ramës do humbiste dhe Shën Kozmai

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us