Egnatia kërkon të “hakmerret” ndaj Tiranës, synon t’iu rrëmbejë kapitenin e skuadrës

Egnatia do të luajë për të dytin vit radhaz në Champions League. Kompeticion ky që padiksutim kërkon shumë forcë dhe eksperiencë.

Edlir Tetova synon të ketë një skuadër të plotësuar për garat eruopiane dhe në këto kushte timonieri kërkon emra që premtojnë siguri. Një prej tyre është Florian Përgjoni, me këtë të fundit që mund të largohet nga Tirana.

Kjo pasi kapitenit i përfundon kontrata në qershor dhe lojtari mund të kërkojë një aventurë të re, pavarësisht dëshirës së drejtuesve të kreqytetasve për ta mbajtur. Në këto kushte Egnatia dëshiron të përfitojë nga kjo situatë dhe të sigurojë shërbimet e 27-vjeçarit.

Si një “hakmarrje” ndaj abrdhebluve, të cilët në këtë merkato po punojnë për të transferuar 2 futbollistët e rrogozhinasve, Albano Aleksin dhe Arbin Zejnullain.

Lajme të tjera |  Në garë për një vend në Champions League, Juventusi “projekton” rikthimin e 2 ish-ëve të mëdhenj

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us