Gjimshiti, paratë ose rekordin: Kapiteni kuqezi mund të kalojë në Lindjen e Mesme

I mungojnë edhe vetëm katër ndeshje. Berat Gjimshiti është shumë pranë rekordit historik të ndeshjeve të futbollistëve shqiptarë në Serinë A italiane.

Me 249 të luajtura deri tani, për Atalantën dhe Beneventon, ai thuajse ka prekur nivelin e Erion Bogdanit, që arriti në 253 paraqitje në elitën e futbollit në Itali, të ndarë në skuadra si Siena, Rexhina apo Verona.

Gjithsesi, nuk dihet nëse kapiteni i Kombëtares kuqezi do të arrijë ta kalojë këtë rekord. Mediat italiane dhe ato të Lindjes së Mesme shkruajnë se Gjimshiti mund të kalojë tek skuadra Al Ain, në Emiratet e Bashkuara Arabe, klub që e kërkoi edhe verën e kaluar.

Bisedime ka dhe mund të arrihet shpejt një akord, ndonëse kontrata e tij tek Atalanta vazhdon deri në qershor 2026, dhe besohet se drejtuesit e klubit bergamask duan që ta rinovojnë deri në 2027.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Do të largohet nga Chelsea, Bayern Munich “all-in” për sulmuesin e “Bluve”

Futbollisti shqiptar nga Presheva nuk mundet ta kalojë Bogdanin gjatë këtij sezoni, sepse kanë mbetur vetëm dy ndeshje, pra do të arrinte deri në 251 paraqitje, dy më pak sesa ish-sulmuesi.

Në moshën 32-vjeçare besohet se nuk do të shohë shumë rekordet, por të ardhurat pasi tek Atalanta ai është ndër lojtarët më pak të paguar, ndonëse është një nga më të mirët, dhe kapiten I dytë.

Me 800 000 euro në sezon rrogë neto dhe rreth 1.5 milionë bruto, është shumë më poshtë Skamakës, De Ketelerit, Kolashinacit, Retegit, Lokmanit, Kuadrados, Skalvinit apo Samarxhiçit.

Në Emiratet e Bashkuara, ndoshta do të arrijë të marrë dyfishin

Lajme të tjera |  “Ëndrra” për të fituar titullin, në Shkodër dalin në skenë dy ish-ët e Kombëtares

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us