Çfarë do të ndodhë në PD: Do të rrëzohet Sali Berisha, apo do të shpërbëhet partia?

Nga Spartak Ngjela

Saliu vijon të thotë se Partia Demokratike është dhunuar në zgjedhjet e fundit që ai i ka humbur thellë, dhe të gjithë gazetarët dhe analistët, të majtë e të djathtë, po tallen me të.

Por kjo është një humbje e gjatë, dhe kuptohet se Saliu këtë hall nuk e kalon dot.

Por ndërkohë Saliu ka krijuar fantazinë e tij absurde me pretendimin se PD i ka fituar zgjedhjet e të dielës, dhe ndërkoh kuptohet që ai po kërkon të trembë lidershipin e Partisë Demokratike, që ata të mos bëhen bllok e t’i kërkojnë llogari.

Por a do t’i tembë dot Saliu liderët e ekipit drejtues të Partisë Demokratike?

Të shohim, por po u trembën dhe nuk folën të vërtetën, atëherë shkatërrimi i tyre mund të shkojë deri në likuidimin e Partisë Demokratike në elektoratin shqiptar.

Dy janë mundësitë e Partisë Demokratike sot në këtë ngjarje pas zgjedhore, ku ajo u mund thellë: ose do të likuidohet Saliu, ose do të sfumohet gradualisht deri në likuidim Partia Demokratike.

Të shohim, sepse elita politike e Partisë Demokratike nuk është shprehur, dhe ndërkohë, po flet në marrëzi logjike dhe faktike vetëm Saliu.

Sepse Saliu këtë e ka humbje të thellë, dhe vetë nuk është i aftë që ta krijojë zgjidhjen politike për Partinë Demokratike, dhe po kuptohet që ndërkohë ai ka frikë të brendshme për fatin e tij.

Dhe prandaj Saliu po vijon të flasë pa reshtur dhe pa lidhje, por duhet të.kujtohemi se, kur fjalimet e pareshtura të një kryetari partie janë pa lidhje, elita e asaj partie duhet të kuptojë që ajo rrugë pa krye e liderit të tyre mund t’i likuidojë nga historia politike në Shqipëri.

Kjo gjendje, në një demokraci të brishtë si kjo jona, e shpërbën partinë politike që ka pësuar humbjen.

Lajme të tjera |  Kush janë 41 deputetët që dolën nga listat e hapura

Kurse Saliu ka nxjerrë alibinë e manipulimit të zgjedhjeve, pa paraqitur asnjë fakt, dhe kjo e detyron që gënjeshtrën ai ta shfaqë me përsëritje në televizion, dy apo tri herë në ditë.

Por asgjë nuk po arrin në opinion, sepse ai vetë ka krijuar neverinë e opinionit publik shqiptar kundër tij. Dhe prandaj po kuptohet se Berisha po e zhvillon këtë gjendje denoncuese për të trembur elitën politike të PD -së.

Por psikologjinë e kësaj ngjarjeje zgjedhore Saliu nuk po e kupton dot, sepse, sikur vetëm tre apo katër persona nga elita e PD-së ta akuzojnë dhe t’i kërkojnë llogari për humbjen, Saliu rrëzohet brenda partisë.

Saliu, nga pasioni dhe impskti i humbjes, nuk e kupton dot që ai aktualisht është në një rrëzomë brenda Partisë Demokratike.

Kjo ndodh ngaqë e gjithë Partia Demokratike e di tani se shkaku i humbjes së tyre është vetëm karakteri absurd i kryetarit Sali Berisha.

Por, a do ta bëjnë dot shkarkimin e tij?

Shenjat janë se do të mund ta bëjnë. Sepse në politikë, kur elitat tremben nga kryetari i tyre sepse ky, me marrëzinë e tij, po i çon drejt shkatërrimit, elita drejtuese rrëzon kryetarin.

Të shohim. Por, me këtë akt që mund të bëjë elita politike e Partisë Demokratike, duke rrëzuar Saliun, përkrahja e saj brenda dhe jashtë Shqipërisë do të jerë shumë e madhe.

Po Rama?

Rama kësaj po i trembet, sepse sigurisht që ka të dhëna për aktivitetin e elitës politike të Partisë Demokratike.

Të shohim.

Sidomos shume e ka dëmtuar Saliun mendimi i ekspertizës ndërkombëtare që ishte prezent në procesin zgjedhor të së dielës që kaloi, e cila po deklaron se ata kanë ndjekur një proces zgjedhor normal në Shqipëri.

Po Saliu.

Asgjë konkrete nuk ka ende prej tij, sepse ai po shpreh vetëm fjalë pa lidhje logjike, ngaqë kuptohet se nuk ka fakte, dhe rrëfen vetëm një rrëfenjë të vjetër justifikuese, të cilën ai  po e përsërit në shumë vite rresht:

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 17 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

fjalë, fjalë, vetëm fjalë e asgjë më.

Por ndërkohë po kuptohet që, së brendshmi Saiu është i trembur, sepse këto ditë ai ka edhe gjyqin me të cilin pritet të dënohet për veprën penale që akuzohet, si një i kapur në flagrancë.

Dhe ka të dhëna që Saliu vetëm po kërcënon, por e ka të kotë.

Kurse për SPAK- un ai nuk po flet me, se ka frikën e dënimit, por edhe se e ka marrë vesh që ndërkohë në SPAK janë kthyer në gjithë ekspertët profesionale që kanë ardhur nga FBI.

Kurse, pikërisht për këtë fakt, ndërkombëtarët nuk po e përfillin fare, dhe në mblidhen e fundit ndërkombëtare ku we edge Saliu. ka të dhëna që e kanë pritur shumë ftohtë, prandaj Saliu u kthye në Shqipëri brenda ditës.

Dhe koha ecën kundër tij, por në favor të shqiptarëve, të cilët tani e dinë me bindje se Sali Berisha u ka sjellë shumë dëme.

Kurse politika amerikanë ëshrë mirë t’ua shpjegojë qartë shqiptarëve se kush ka qenë e kush është Sali Berisha.

Por siç duket ata po presin dënimin që do t’i japë SPAK Sali Berishës, që të vijojnë e të reklamojnë provat e shumta që kanë për antishqiptarin Sali Berisha.

Të shohim. Shqiptarët po presin…

Shqiptarët sot e kanë kuptuar se e gjithë gjendja e rëndë që ka kaluar Shqipëria, ka ardhur si pasoje e veprimtarisë antishqiptare të Sali Berishës.

Të shohim.

Sepse ky është muaji që opinioni publik shqiptar   po pret të dëgjojë të vërtetën, në Shqipëri dhe në të gjithë botën ku shqiptarët janë të shpërndarë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us