Edi Rama zbulon dokumentin që (motra) Meloni solli në Shqipëri: Nga 1 Qershori shqiptarët e Italisë do nisin të përfitojnë pension

Kryeministri Edi Rama, këtë diel ‘qetësie’ pas përfundimit të Samitit që mblodhi dy ditë në Tiranë liderët europianë, ka publikuar një foto ku shfaqet krah homologes italiane, e cila në dorë mban një dokument me rëndësi.

Duke iu referuar si ‘motra’, Rama shkruan se Georgia Meloni në vizitën e saj në Tiranë në sajë të Samitit, solli edhe dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë.

Kështu nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë.

Postimi i Edi Ramës:

LAJM I MIRË dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian:

Lajme të tjera |  Macron "flet shqip" pas vizitës në Tiranë: Shqipëria e ka vendin e saj në BE! Franca ju mbështet në këtë rrugë

Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us