Më i votuari në listën e hapur të PS, Gonxhja: S’kam detyruar askënd, kam bërë takime me shumë njerëz për të dëgjuar problemet e tyre

Ministri i Kulturës Blendi Gonxhja, më i votuari në listën e hapur të Partisë Socialiste të Tiranës tha në një intervistë për Euronews Albania se fitoren e tij nuk e ka favorizuar fakti që ka bërë fushatë si ministër.

Kjo, sipas Goxhes në momente të caktuara mund të shihet dhe dizavantazhuese pasi përgjegjësia dhe kërkesa e llogarisë ndaj tij ka qenë më e madhe.

Ai tregoi se lloji i fushatës që ka bërë në zonën ku kandidonte ka pasur një lloj takti, duke refuzuar të hynte në privatësi nëpër shtëpitë apo bizneset e tyre.

“Nuk besoj se do dalë një person që të thotë se ka qenë i detyruar në zonë  time që të votojë për ministrin Gonxhja. Nuk kam dalë në trotuare a dyqane duke iu hyrë njerëzve në privatësinë e tyre.

Lajme të tjera |  E rëndë/ Shembet murri rrethes i një banese dhe zë poshtë një të mitur, humb jetën 4-vjeçarja

Jam përpjekur të kem një takt të edukuar për të bërë që të kuptohet se qasja është serioze. Kam bërë takime me shumë njerëz për të dëgjuar problemet e tyre. Kur shkon edhe si ministër përgjegjësia është edhe më e madhe.

Të shkosh si ministër nuk është favor, se ai presupozohet të zgjidhë çështje të shumta duke qenë edhe si pjesë e kabinetit. Ky është presion më i madh se ai ndaj një kandidati që nuk ka asnjë përgjegjësi”, tha Gonxhja.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us