VIDEO/ Momente frike në MMA, 26-vjeçari shqiptar humb ndjenjat dhe nxirret nga ringu me barelë

Mbrëmjen e djeshme, luftëtari shqiptar Arijan Topallaj është përballur me Denis Frimpong në garën ekstreme në kafaz. Përballja e MMA në “Oktagon” nuk ka shkuar aspak mirë për 26-vjeçarin shqiptar.

Topallaj ka humbur vetëdijen mbrëmjen e djeshme në dyluftimin ndaj ganezit. Djaloshi shqiptar u mund me nokaut teknik dhe u detyra të dërgohej në spital duke dalë nga ringu me barelë.

Por për fat të mirë, raportohet se gjendja e Arijan Topallajt të jetë e stabilizuar. Frimpong zhvilloi një paraqitje shumë të mirë dhe të fortë kundrejt luftëtarit shqiptar, ku si pasojë ky i fundit humbi dhe ndjenjat.

Lajme të tjera |  135 milionë euro për Xavi Simons, gjigantët e Premier League nuk kursehen për holandezin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us