Ish-Presidenti Joe Biden u diagnostikua me një “formë agresive” të kancerit të prostatës, sipas një deklarate nga zyra e tij personale të dielën, dhe kanceri është përhapur në kockat e tij.
“Javën e kaluar, Presidenti Joe Biden u vizitua për një zbulim të ri të një nyje në prostatë, pasi përjetoi simptoma në rritje të urinimit. Të premten, ai u diagnostikua me kancer të prostatës, i karakterizuar nga një rezultat Gleason prej 9 (Grupi i Gradës 5) me metastaza në kockë”, thuhet në deklaratë.
“Ndërsa kjo përfaqëson një formë më agresive të sëmundjes, kanceri duket se është i ndjeshëm ndaj hormoneve, gjë që lejon një menaxhim efektiv,”- thuhet më tek.
Biden dhe familja e tij “po shqyrtojnë opsionet e trajtimit me mjekët e tij”, thuhet në deklaratë.