Bruno Dita “tradhton” ngjyrat, kapiteni i Dinamos vishet i kuq

Bruno Dita po shijon ditët e pushimit larg Shqipërisë. Kapiteni i Dinamos ka qenë mbrëmjen e djeshme i pranishëm në “Stadio Olimpico”, duke ndjekur supersfidës Roma – Milan, e cila përfundoi 3-1.

Bruno Dita “tradhton” ngjyrat, kapiteni i Dinamos vishet i kuq

Postimi i Bruno Ditës

Dita ka publikuar një foto nga stadiumi, ku shihet i veshtur me ngjyrat verdhekuq të Romës, duke “tradhtuar” kështu ato blu të Dinamos. Krah fotos, Dita ka vendosur një zemër të verdhë dhe një të kuqe, duke shprehur dashurinë për ekipin që mbështet.

Në sezonin që lamë pas, 32-vjeçari ka qenë një pikë kyçe e skuadrës së Dinamos, pavarësisht dëmtimit që e la jashtë për disa kohë. Në 29 ndeshje që ka marrë pjesë, Dita ia ka dalë që të dhurojë 2 asiste.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Supergoli i tij i dhuroi fitoren Leçes, shikoni momentin kur Ylber Ramadani shpërthen në lot

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us