Nga “gardiani” i kryeqytetasve te ish-i i Lazios, ZBULOHEN 3 emrat që Elbasani pëlqen për portën

Pasi nuk ia dolën të siguronin një vend në “Final Four” gjatë sezonin që lamë pas, te Elbasani kanë nisur nga puna për merkaton. Drejtuesit verdheblu tashmë janë futur në treg për një portier.

Mësohet se deri më tani, 3 janë kandidatët kryesorë për të veshur fanellën e Elbasanit.

I pari është portieri i Tiranës, Gentian Selmani. Ky i fundit pëlqehet shumë nga drejtuesit elbasanas, por edhe nga trajneri Ivan Gvozdenovic. Ndërkohë që dy të tjerët janë Marco Alia (Skënderbeu), i cili më parë ka luajtur edhe me Lazion dhe Angelos Tafas.

Vlen të përmendet se Tafas momentalisht është pa ekip, pasi dy ditë më parë njoftoi largimin nga Teuta. Tashmë, pritet të shihet nëse portieri i ri i Elbasanit do të jetë njëri prej emrave të lartpërmendur, apo në “skenë” do të dalë një i ri.

Lajme të tjera |  Goditje e BUJSHME në merkato, Dinamo transferon mbrojtësin e kampionëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us