Vladimir Mara: Ka qenë një hetim i përbashkët me antimafian e Barit dhe SPAK. Janë kryer hetime paralele në Shqipëri dhe në Itali. Janë shkëmbyer të dhëna në mënyrë të përditshme. është realizuar sekuestrimi i lëndëve narkotike në Itali. Janë rikonstrukstruktuar të dhënat duke përdorur informacionet nga SkyECC. nga analizimi i këtyrë të dhënave kemi rindërtuar dhe zbulojmë gjithë shtrirjen e aktivitetit kriminal që fillonte në Itali, në Puglia dhe më pas në të gjithë territorin italian. Sot janë “prerë” masat e sigurimit për 12 persona, janë ekzekutuar 12 masa. Kemi masa sigurimi të vendosura nga GJKKO për korrupsion, për zyrtarë shtetërore dhe një avokat. Sot janë ekzekutuar edhe vendimet për sekuestrimin e pasurive. Pasuri që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Janë sekuestruar 3 restorante në Durrës, një bar kafe, 6 veprimtari tregtare dhe një televizion lokal në qytetin e Vlorës.





