Tirana kthehet në “market”, rivalët e Superiores kërkojnë liderin e bardhebluve

Tirana duket se është kthyer në “market” për ekipet e Superiores. Tashmë Elbasani është skuadra e radhës që ka menduar të “peshkojë” te kryeqytetasit.

Florjan Përgjoni është i “piketuari” i verdhebluve për repartin e mbrojtjes. Lideri i Tiranës pëlqehet shumë nga Ivan Gvozdenovic, i cili ka kërkuar që ta ketë pjesë të skuadrës për sezonin e ri.

Ekpserienca e Përgjonit në kampionatin shqiptar i garanton siguri në krahun e majtë të mbrojtjes. Kapiteni i Tiranës në fund të këtij muaji do të jetë një lojtar i lirë, pasi i përfundon kontrata me bardheblutë.

Palët nuk kanë rënë ende dakort për rinovimin dhe me shumë gjasa 27-vjeçari do të ndryshojë ambient gjatë kësaj merkatoje. Ndërkohë vlen të theksohet se Përgjoni kërkohet edhe nga Egnatia dhe mbetet të shihet në javët e ardhshme se ku do të jetë destinacioni i radhës i kapitenit të bardhebluve.

Lajme të tjera |  Egnatia “mësyn” te Vllaznia! Vjen transferimi “alla Gruda”, rrogozhinasit sigurojnë shërbimet e liderit të shkodranëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us