“Kokë më kokë” me vota, Alimehmeti tregon nëse ka komunikuar me Tabakun

Mjeku Ilir Alimehmeti ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë komunikim me Jorida Tabakun, edhe pse lufta për një karrige në Kuvend ishte mjaft e fortë mes të dyve. I ftuar në podcastin  “Të Pashoq”, Alimehmeti është shprehur se komunikime ka pasur me kryedemokratin Sali Berisha. Por, siç thotë edhe ai, ka lënë që për të të flasin shifrat, dhe në këtë rast, votat që mori në zgjedhjet e 11 majit.

Pjesë nga biseda:

– Keni pasur komunikim me Sali Berishën?

Po, kemi komunikuar – si në telefon, ashtu edhe përballë.

– Çfarë ju tha?

Shifrat flasin vetë. Nuk kam dëshirë të them më shumë; nuk jam tip emocional. Unë komunikoj përmes votës – pra, përmes mbështetjes nga njerëzit. Ky është sistemi që kemi ne. Votën kemi si mjet. Ju vetë keni dëgjuar çfarë ka deklaruar në media, ai ka folur qartë. Nuk mund të flas në emrin e tij.

– Po në përfundimin e numërimit të votave, çfarë shkëmbyet me Jorida Tabakun?

Nuk kemi kontaktuar.

– Më duket e çuditshme, si nuk keni komunikuar?

Nuk kemi folur. Çfarë ka të çuditshme këtu?

Ilir Alimehmeti mori 16595 në qarkun e Tiranës, ndërsa 1350 vota i mori nga shqiptarët që kanë votuar nga jashtë për herë të parë. Por, garën e fitoi Tabaku e cila është ndër më të votuarat në Tiranë, duke siguruar më shumë se 20 mijë vota në të gjithë qarkun

Lajme të tjera |  Kur Artan Lame fliste për vdekjen, pasi i shpëtoi një herë: Askush s'e kupton derisa t’ju vijë ajo sekonda që do t’ua marrë të gjitha

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us