Kampion pa luajtur asnjë minutë, edhe mesfushori shqiptar nderohet me medalje në ceremoninë për Napolin

Luis Hasa është një tjetër kampion shqiptar me Napolin bashkë me Rrahmanin. 21-vjeçari mori medalje si pjesa tjetër e skuadrës, edhe pse nuk luajti asnjë minutë me napoletanët këtë sezon.

Hasa u afrua te Napoli në janarin e këtij viti duke firmosur kontratë të vlefshme për katër vitet e ardhshme. Më parë ishte pjesë e Leçes, ndërsa kartoni i tij u ble për 500 mijë euro.

Për Hasën nuk kishte hapësira në skuadrën e Kontes, por qëndroi gjatë gjithë kohës si alternativë në stol. Mesfushori shqiptar ka luajtur edhe me moshat e Italisë ndërkohë.

Mbrëmja e djeshme ishte festive për gjithë skuadrën e Napolit. Me vetëm 1 pikë më tepër u kurorëzuan kampion duke lënë pas Interin.

bandicam 2025-05-24 14-47-51-240

Lajme të tjera |  "E përgatitëm ndeshjen për të sulmuar kundërshtarin, por pastaj...", Ylber Ramadani për "frymën" te Kombëtarja: Jemi gjithë bashkë, fitojmë përballë Luksemburgut

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us