Kylian Mbappe shkruan historinë në La Liga, francezi iu bashkohet Messit dhe Ronaldos

Kylian Mbappe ka shkruar historinë në La Liga. Francezi është bërë futbollisti i parë që nga koha kur luante Lionel Messi që arrin të shënojë 30 gola në një sezon të vetëm.

Sulmuesi shënoi dopietë në sfidën që Real Madrid fitoi me shifrat 2-0 ndaj Real Sociedad në “Bernabeu”. Mbappe u bë lojtari i parë në historinë e Real Madridit që shënon mbi 30 gola në sezonin e tij të parë në La Liga.

Ai iu bashkua kështu emrave të mëdhenj si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, të cilët kanë arritur këtë shifër golash në sezonet e tyre të suksesshme. Këtë sezon sulmuesi francez kryeson në garën për trofeun ‘Pichichi’, duke lënë pas Robert Leëandoëskin e Barcelonës, i cili ka 25 gola.

Lajme të tjera |  100 mijë euro në sezon, lideri i Skënderbeut gati për hapin e madh

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us