Ka debutuar me Shqipërinë në “epokën” e Edy Rejas, Silvinho rikthen në Kombëtare 26-vjeçarin e Superiores

Sylvinho para pak minutash ka bërë publike edhe listën e të grumbulluarve për duelet me Serbinë dhe Letoninë. Braziliani ka surprizuar me të përzgjedhur për këto përballje, teksa nga Superiorja ka marrë 2 futbollistë.

Tashmë siç dihet Naser Aliji prej kohësh ka fituar besimin e Sylvinhos dhe nuk kishte sit ë mungonte as në këtë listë. Ndërkohë përveç tij, timonieri i kuqezinjve i ka dërguar ftesë edhe Mario Dajsinanit.

Gardiani i portës është shpallur kampion me Egnatian në Superiore dhe paraqitjet e tij me rrogozhinasit kanë tërhequr vëmendjen e Sylvinhos. Për Dajsinanin kjo nuk është hera e parë që grumbullohet nga kuqezinjtë.

Kjo pasi ka debutuar me Kombëtaren në nëntor të vitit 2022, kur ekipi drejtohej nga Edy Reja. Ish-futbollisti i Laçit ka luajtur disa minuta në miqësoren ndaj Qatarit, takim që do të mbyllej 1-1.

Ndërkohë për herë të parë e ka ftesën e marrë nga Sylvinho, ku do të synojë që të japë maksimumin për të lënë gjurmë.

Lajme të tjera |  "E përgatitëm ndeshjen për të sulmuar kundërshtarin, por pastaj...", Ylber Ramadani për "frymën" te Kombëtarja: Jemi gjithë bashkë, fitojmë përballë Luksemburgut

Kujtojmë se Dajsinani gjysmën e sezonit e ka luajtur me Laçin, ndërsa pjesën e dytë me Egnatian. Gjithses me 2 ekipet ka luajtur në 43 ndeshje, ndërsa e ka mbajtur portën të paprekur në 16 raste. në fushë ka qenë gjithsej 3.930 minuta.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us