Myslim Murrizi: ’97-ën e bënë amerikanët, ndryshe nuk rrëzohej Berisha

Ish deputeti Myslim Murrizi dhe analisti Arjan Curri janë përfshirë në një debat në emisionin Top Story, ku po diskutohej situate aktuale politike në vend.

Murrizi: 115 mandate mori PD në ’96. Fituam në Skrapar 86%.

Curri: Nuk është e njëjta kohë.

Murrizi: Kohën njerëz e bëjnë o Curr.

Curri: Shkërmoqjen e Ramës e bën opozita. Po s’është opozita nga do shkërmoqet Rama.

Murrizi: Në ’97 shkërmoqjen e pushtetit nuk e bëri opozita, Nano ishte në burg, këta të tjerët kishin ik në Greqi.

Curri: E bëri edhe opozita.

Murrizi: Jo nuk e bëri opozita. Opozita ka vajt kur dhanë leje bandat me dy gishta në dorë 3 javë më pas.

Lajme të tjera |  Debati për Zvërnecin/ Bido: Ku ishit ju në 30 maj? Hipokritë, i përgjigjet Balliu: Ju folët sepse u doli videoja!

Curri: Po ’97-ën kush e bëri, opozita.

Murrizi: Shërbimet me llumhanet.

Curri: Njerëzit shtyjnë përpara.

Murrizi: Opozita ka hyrë në lojë pas 12 marsit. Unë s’kam frikë ta them që e bënë amerikanët. Policët rrifeshin në Vlorë si gomari në duhan, Mariza Lino thoshte i bëjmë thirrje Berishës mos të ushtrojë dhunë.

Curri: Nuk janë të njëjtët amerikanë e as të njëjtët shqiptarë.

Murrizi: Amerikanët kanë 400 vite dhe do të kenë 400 vite

Curri: Berisha ishte anti-amerikan, kurse Rama nuk është anti-amerikan.

Murrizi: Në ’96 s’ka qenë anti-amerikan Berisha, s’e ka pas këtë damkë që ka sot.

Curri: Berisha rrinte madje me kallash në zyrë.

Lajme të tjera |  Protesta për Zvërnecin, zbardhen pesë kërkesat e lëvizjes qytetare

Murrizi: S’ishte kundër Amerikës me kallash në zyrë.

Curri: Kundër Amerikës ishte.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us