U la jashtë listës për Serbinë dhe Letoninë, por Simon Simoni grumbullohet sërish me Kombëtaren

Kombëtarja U-21 nis sot grumbullimin për dy ndeshjet miqësore ndaj Hungarisë dhe Turqisë.

Departamenti i Komunikimi në FSHF bën me dije se trajneri Alban Bushi ka vendosur që të thërrasë edhe portierin Simon Simoni. Futbollisti kuqezi do të bashkohet menjëherë me grupin dhe do të nisë përgatitjet për dy ndeshjet miqësore.

Ndeshja e parë, Hungari U-21 – Shqipëri U-21, do të luhet më 5 qershor në “Széktó Stadium”, në orën 19:30. Ndërsa sfida e dytë, Turqi U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet më 8 qershor në “Ataturk Olympic Stadium”, në orën 19:00.

Lajme të tjera |  10 ditë para duelit me Serbinë, bastet zbulojnë shanset e Shqipërisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us