Berisha tregon pse nuk do ta japë dorëheqjen si kryetar i PD-së dhe pse pati mbështetur Lulzim Bashën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i konsideron farsë elektorale zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, ku Partia Socialiste fitoi mandatin e katërt qeverisës.

Në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së, Berisha kërkoi largimin e Edi Ramës, krijimin e një qeverie teknike dhe përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare.

Sali Berisha hodhi akuza drejt Edi Ramës, duke thënë se po paguan shuma parash për të ndryshuar raportin ndërkombëtar për zgjedhjet në Shqipëri.

“Sikundër shpreh bindjen dhe besimin tim se raporti i komunitetit ndërkombëtar, kundër të cilit Edi Rama po paguan shuma të jashtëzakonshme për ta ndryshuar, telefonata të pafundme, por nuk do t’ia arrijë.

Raporti do të jetë pasqyra më e vërtetë e kësaj farse, për të cilën edhe njëherë, fjalën do e kenë shqiptarët.

Ka vetëm një rrugë, largimin e Edi Ramës, qeveri teknike dhe përsëritjen e zgjedhjeve. Asnjë alternativë tjetër nuk shpëton shqiptarët nga farsa elektorale e instaluar në Shqipëri”, u shpreh Berisha.

I pyetur nga gazetarët nëse do ta japë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së për t’i hapur rrugën një drejtuesi të ri, Berisha tha se nuk mund ta japë dorëheqjen, pasi sipas tij nuk ka humbur, por se zgjedhjet e 11 majiy ishin farsë.

Ai tha se e ka dhënë dorëheqjen kur humbi e zgjedhjet e vitit e 2013, ndërsa ka treguar dhe pse mbështeti Lulzim Bashën në atë kohë si kryetar të PD-së.

“Unë kam menduar dhe e kam bërë realitet atë. Unë e kam bërë realitet. Kjo pyetje nuk më shtrohet mua dot, se unë kur humba një palë zgjedhje që nuk ishin farsë, unë dhashë dorëheqjen.

Dhe një i ri erdhi pas meje. Nuk e zgjodha unë atë, atë e zgjodhi anëtarësia e PD. Pasi u zgjodh, unë e mbështeta sepse unë isha thjesht një anëtar partie luajal i forcës time politike. Por nuk mund të mos thuash se nuk ishte i ri.

Ishte i ri. Është tjetër problem se çfarë përfaqësimi bëri ai për gjeneratën e vet. Nuk ishte përgjegjësia ime ajo. Të tjerë ka me mijëra sepse unë kurrë nuk besoj në të pazëvendësueshëm.

Por pyetja që më bëtë, unë jam njeriu që e kam provuar dhe e kam faktuar. Dhe kam vepruar shumë drejt.

Unë nuk udhëhiqem nga paragjykimi. Mendova se një gjeneratë e re do ishte një shans i madh për forcën politike”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Ervin Salianji kërkon liri me kusht

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us