A duhet të japë dorëheqjen Berisha? Alimehmeti: Nuk mund të digjen etapat. Kur të mbarojë procesi, ne…

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 Majit Ilir Alimehmeti, që mori mbi 18 mijë vota, foli për zgjedhjet dhe situatën politike në vend.

“Nuk mund të digjen etapat. Proceset kanë etapa, fillimisht është procesi, ende mund të ketë rinumërime, ka Kolegje Zgjedhore etj, kur të mbarojë procesi, ne do kemi një analizë. Pas bëhet analiza, shikohen pikat e forta dhe të dobëta. Listat ndoshta kishin mundësi që të bëhen më mirë, e kemi thënë këtë dhe më herët.

Lajme të tjera |  Jep dorëheqjen drejtoresha e QSUT Alma Cani, ja kush e zëvendëson

Kryesia është mbledhur e me radhë dhe do të marrim vendime përkatëse. Unë shikoj pjesën time, për momentin. Jam në vizione specifike aktualisht dhe më pas mund të bëhet analizë më e gjerë.”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us