Zinedine Zidane ëshë një nga legjendat e futbollit. Francezi pëveç si futbollist, në karrierën e tij ka shkëlqyer edhe si trajner.
Ai flitet shumë se mund të rikthehet te Franca, ku mund të zëvendësojë Didier Deschamps pas Kupës së Botës. Ndërkohë së fundmi ka folur për një nga lojtarët më impresionues në futboll.
Lamine Yamal ka tërhequr edhe vëmendjen e Zidane, me këtë të fundit që thekson se ende në jetën e tij nuk ka mundur të shikojë futbollistë si spanjolli.
“Yamal? Kur e shohim të luajë, për shembull, në gjysmëfinalen kundër Interit, nuk kam parë kurrë diçka të tillë në jetën time. Është të shohësh dikë që është kaq i aftë në punën e tij në fushë. Është fantastike ta shohësh në këtë gjendje. Ne të gjithë u argëtuam me të dhe kjo është arsyeja pse, për të gjithë këta të rinj, Lamine është lojtari që duhet ndjekur.
Franca? Ndjej sikur jam 100% trajner. Sigurisht që është një dëshirë të jem trajneri i Francës . Por ka një trajner, ka një ekip dhe ne duhet të respektojmë gjithçka dhe kjo është ajo që bëjmë. Por kur të vijë koha, do të jetë një kënaqësi e madhe nëse lind mundësia”, ka deklaruar ish-timonieri i Realit.