“Një maskara, një tradhtar…”, Meta, akuza Braimllarit: Dorëzoi te patronazhistët listën me 12 mijë emrat që do votonin për mua

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka falënderuar 8 mijë shqiptarët që votuan për të në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjatë një bisede telefonike me gazetarët, Meta ‘thumboi’ ish-numind dy të LSI-së, Endrit Braimllarin, por pa e përmendur me emër, për të cilin tha se tradhëtoi miqtë dhe shokët e tij.

Meta tha se Braimllari dorëzoi te “patronazhistët një listë me 12 mijë emra personash që do të votonin për kandidatin Ilir Meta në zgjedhjet e 11 majit”.

Meta shtoi se ai e bëri këtë pasi priste që të bëhej sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë.

“Falenderoj 8 mijë heronjtë që votuan për Ilir Metën që u rrëmbye në mënyrë terroriste me firmën e Altin Dumanit. Falënderoj të gjithë ata shokë e miq që punuan dhe u tradhtuan nga një maskara, i cili me porosinë time është i shpallur non grata në Partinë e Lirisë.

Lajme të tjera |  SHBA uroi shqiptarët për zgjedhjet e 11 Majit, Berisha jep variantin e tij: Mesazhi ishte asgjësimi i Edi Ramës

Ai dorëzoi listën me 12 mijë emrash që kishin bërë shokët, miqtë, dashamirësit e Ilir Metës, për të votuar për Ilir Metën, te patronazhistët. E bëri sepse priste që të bëhej sekretari i përgjithshëm i PL-së në vend të Tedi Blushit…”, tha Meta.

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us