Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj përmes një postimi në Facebook kërkon që të rinumërohen votat e qarkut të Vlorës dhe Fierit.
Lapaj pretendon se pas shqyrtimit të pamjeve nga qendrat e numërimit dhe shqyrtimit të procesverbaleve nga KZAZ-të, rezulton se koalicionit “Nisma-Shqipëria-Bëhet” i është marrë nga një mandat në Vlorë dhe Fier prej Partisë Socialiste.
Nisur nga fakti që mandatet tona në këto 2 qarqe janë marrë nga PS me diferencë të ngushtë ka vend për rinumërim”, shkruan Lapaj.
Më tej ai nënvizon se “për çdo kuti ku rezulton të jetë prekur vota ne do çojmë në prokurori çdo person përgjegjës”.
“Kërkesa për rinumërim do paraqitet sot në KQZ. Ne edhe mund mos i kemi ato mandate, por edhe 1 votë të jetë prekur do ndiqen penalisht”, shkruan Lapaj.