Nuk mori “telefonatën” nga Sylvinho, sulmuesi shqiptar nderohet nga “Transfermarkt”

Ditën e djeshme, trajneri i Kombëtares shqiptare Sylvinho publikoi listën e lojtarëve për sfidat kualifikuese ndaj Serbisë dhe Letonisë. Por sërish nuk ishte Anis Mehmeti që përfiltej shumë.

Sulmuesi shqiptar nuk u grumbullua as kësaj here, por ditën e sotme ai ka marrë një shtysë të madhe nga “Transfermarkt”. Vlera e Anis Mehmetit tashmë është dyfishuar duke shkuar nga 3.5 milionë euro në 7 milionë euro.

Sezonin që lamë pas, Anis Mehmeti bëri paraqitje të shkëlqyera me Bristol Cityn në Championship. Në 42 paraqitje të kryera me klubin anglez, shqiptari arriti të shënojë 12 gola dhe një asistim.

Nuk mori “telefonatën” nga Sylvinho, sulmuesi shqiptar nderohet

Lajme të tjera |  CR7 merr “shuplakën” e hidhur, Ronaldo refuzohet nga klubi që merr pjesë në Kupën e Botës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us