Njoftimi zyrtar/ Milani ndan rrugët me trajnerin Konseisao, ja çfarë shkruan klubi kuqezi

Tashmë është zyrtare! Milani dhe trajneri Konseisao kanë ndarë rrugët, duke mbyllur kështu bashkëpunimin mes tyre.  

Klubi kuqezi ka bërë një postim përmes kanaleve të veta zyrtare për largimin e portugezit. Milani ka falenderuar trajnerin portugez dhe stafin e tij për përkushtimin e treguar në këto muaj. 

“Do të donim të falenderonim Serxho Konseisaon dhe stafin e tij për përkushtimin, profesionalizmin dhe dedikimin e treguar gjatë kohës së tyre duke drejtuar ekipin e parë në muajt e fundit”, shkruan Milani. 

Lajme të tjera |  E PAPRITUR! Ylli i Dinamos shkëput kontratën, i jep lamtumirën ekipit të Ilir Dajës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us