Ofertë tunduese nga Siti, Igli Tare thyen rekordin e vendosur nga Kaka te Milani

Tizhani Reijnders është objektivi kryesor i Mançester Sitit në këtë merkato. Te Milani nuk do të heqin dorë lehtë, ndërsa është bërë oferta e dytë tunduese.

Gjigantët e Premier Ligë ofrojnë plot 70 milionë euro për të përfituar shërbimet e mesfushorit. Kuqezinjtë akoma nuk kanë dhënë aprovimin përfundimtar, ndërsa gjithçka është drejt konkretizimit.

Igli Tare po thyen kështu rekordin, që mban Kaka. Reali afronte brazilianin për 67 milionë euro asokohe.

Siti pritet të dërgojë ofertën e fundit, që do të mbushë arkën e Milanit. 26-vjeçari holandez kërkohët me ngulm nga Guardiola për repartin e mesfushës, pasi spikati në Seria A.

reijnderss

Lajme të tjera |  Silvinjo kthen Hysajn dhe heq Asanin, sulm i pazakontë për kuqezinjtë! Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Serbi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us