Rinovoi për 3 sezone me Egnatian, Albano Aleksi “mesazh” rivalëve: Gati për suksesin e radhës

Albano Aleksi ditën e djeshme rinovoi kontratën me Egnatian. Mesfushori do të jetë pjesë e rrogozhinasve edhe për 3 sezone të tjera.

Ish-i i Tiranës ditën e sotme ka reaguar në rrjetet sociale. Aleksi ka “thumbur” rivalët për qëndrimin në Rrogozhinë, ndërsa shkruan se është gati për suksesin e radhës.

“Duke qëndruar në shtëpi, gati për suksesin e radhës”, ka shkruar Aleksi. 32-vjeçari me Egnatian ka fituar 2 tituj kampion, 1 Kupë Shqipërie dhe 1 Superkupë.

Fieraku u bë pjesë e rrogozhinasve në verën e vitit 2023, teksa në këtë sezon luajti me kampionët në 40 ndeshje, ku ka asistuar në 2 raste.

Lajme të tjera |  Kompanitë e basteve “thonë” fjalën e tyre, Serbia favorite përballë Shqipërisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us