ZYRTARE/ Nuk arriti objektivin në kampionat, “gjiganti” italian mbetet pa trajner

Raffaele Palladino nuk do të jetë më trajner i Fiorentinës. Duke parë ecurinë në kampionat përgjatë sezonit të fundit, objektivi minimal i klubit “vjollcë” ishte Europa League, por edhe nga Champions mbeti 5 pikë larg.

Megjithatë, Palladino nuk ia doli që të dërgonte Fiorentinën drejt një suksesi të tillë. Në këto kushte, klubi “vjollcë” dhe trajneri italian kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin me konsesus, duke ndërprerë kontratën.

41-vjeçari ishte parashikuar të qëndronte te Fiorentina deri në vitin 2027, por mosarritja e objektivave solli “divorcin”. Tashmë, klubi nga Firenze nis punën për një tjetër trajner.

Lajme të tjera |  Dueli me Kombëtaren shqiptare, Serbia “zbarkon” në Tiranë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us