Largimi nga Vllaznia çështje ditësh, kampionët i “shpallin luftë” Partizanit për mesfushorin

Largimi i Esat Malës nga Partizani është çështje ditësh, pasi mesfushori nuk pritet të rinovojë me shkodranët. Aventurës së tij në Shkodër i ka ardhur fundit dhe pas 3 sezonesh 26-vjeçari mund të nisë një aventurë të re në karrierën e tij.

Interesimet për të siç dihet nuk mungojnë. Partizani është njëra nga ekipet që kërkon ta rikthejë në skuadër futbollistin nga Mushtisti. Por nuk do ta kenë aspak të lehtë, pasi 26-vjeçari kërkohet edhe nga ekipe të tjera.

Drita është ekipi tjetër që ka vendosur të rivalizojë të kuqtë. Kampionët e Kosovës kërkojnë përforcime dhe eksperiencë për sezonin e ri dhe për pjesëmarrjen në Champions League. Mala përmbush siç dihet pritshmëritë e drrejtuesve, të cilët do të tentojnë transferimin e tij.

Lajme të tjera |  “Politika është k*rvë”, Egla Ceno para ndeshjes Shqipëri – Serbi: Të tregojmë se në trojet tona jemi më të mirë se ata

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us