Jo vetëm Simone Inzaghi, dy titullarët e Interit ndiqen nga klubet arabe

Përpara se të zhvillohej finalja e Champions League, u përfol për një largim të Simone Inzaghit nga Interi. Bëhej fjalë për një kalim të mundshëm të trajnerit italian në radhët e Al Hilalit.

Por nuk është vetëm Simone Inzaghi që mund të largohet nga Interi në merkaton e verës. Gjithashtu Nicolo Barella dhe Alessandro Bastoni janë të “shënjestruar” nga ekipi i lindjes së mesme.

Siç raportojnë mediat italine, përveç Inzaghit, Al Hilal i ka vënë syrin mesfushorit të Interit për ta transferuar në merkaton e verës. Ndërsa Alessandro Bastoni po ndiqet nga Al Nassr i Cristiano Ronaldos.

Lajme të tjera |  Mungon vetëm zyrtarizimi, Vllaznia rikthen për herë të dytë në Shkodër “djalin” e shtëpisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us