Dinamo rikthehet në stërvitje, mungojnë Baton Zabërgja dhe Naser Aliji

Ende nuk është përcaktuar kundërshtari për sfidat kualifikuese të Conference League, por Dinamo i është rikthyer sot stërvitjes. Klubi kryeqytetas me Ilir Dajën në krye është stërvitur sot në kompleksin e tyre në Arbanë.

Në këtë stërvitje të ditës së sotme, kanë munguar Baton Zabërgja dhe Naser Aliji, të cilët janë të grumbulluar me Shqipërinë dhe Kosovën.

“Dinamo City i është rikthyer sot fushës së stërvitjes në kompleksin e saj në Arbanë, duke nisur përgatitjet për sfidat europiane dhe sezonin e ri. Trajneri Ilir Daja dhe stafi i tij kanë pasur në dispozicion gjithë grupin e lojtarëve që mbyllën sezonin e shkuar, me përjashtim të Naser Alijit dhe Baton Zabërgjës, të cilët janë grumbulluar përkatësisht me kombëtaret e Shqipërisë dhe Kosovës.

Lajme të tjera |  Kompanitë e basteve “thonë” fjalën e tyre, Serbia favorite përballë Shqipërisë

Për një javë skuadra do të stërvitet në Arbanë dhe më pas do të zhvendoset drejt Ohrit për të vazhduar fazën përgatitore në kushte optimale.”, shkruan Dinamo.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us