Ylli Manjani – demokratëve: Vini mendjen në punë, Rama ju mundi thellë edhe pa mbështetje amerikane

Ylli Manjani, duke replikuar me demokratët që thonë se Edi Rama është më i bobët se tani nuk ka më mbështetje amerikane, i fton të vënë llogjikën në punë.

Sipas tij, pushteti nuk ndryshohet me mbështetje apo mos-mbështetje nga amerikanët.

Dhe këtë gjë, sipas tij, e tregon fakti se Rama në këto zgjedhje fitoi edhe më thellë se kur kishte mbështetje e amerikanëve.

“Ore me gjithë mend, në këto zgjedhje ku nuk kishte prezencë amerikanësh, veçanërisht nga ato amerikanët e Ramës, ky i fundit fitoi dhe më thellë. Kur ishin prezentë ata nuk fitoi dot kaq thellë…

Ja pra si të ndalojnë amerikanët nga super pushteti… Kur të mbështesin të prishkan punë…

***

Lajme të tjera |  “Politika është k*rvë”, Egla Ceno para ndeshjes Shqipëri – Serbi: Të tregojmë se në trojet tona jemi më të mirë se ata

Nuk e di edhe sa prova duhet për të kuptuar se vetëm i zoti e di se ku pikon çatia e shtëpisë së vet.

Nuk ka qenë, as është e as ka për të qenë punë amerikanësh ky muhabeti i zgjedhjeve e demokracisë këtej nga ne.

S’doni ta besoni?

Punë për ju. Por jepini dum faktit pse Rama thelloi fitoren kur i iku edhe mbështetja amerikane pra?

Ju lutem, vini llogjikën në punë, jo shkumën cerebrale”, shkruan ai

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us