Tensionet midis Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe miliarderit të teknologjisë, Elon Musk, kanë arritur në pikën kulmore, dhe miqësia midis udhëheqësit më të fuqishëm në botë dhe njeriut më të pasur ka mbaruar.
Gjithçka nisi një ditë më parë më 5 qershor ku ndërsa takohej me udhëheqësin gjerman në Zyrën Ovale, Donald Trump foli hapur për zhgënjimin e tij me Musk. Në përgjigje, Musk nisi një seri sulmesh të jashtëzakonshme në X, duke sugjeruar pa prova se Trump shfaqet në dosje të pazbuluara që lidhen me shkelësin e ndjerë të ligjit seksual Jeffrey Epstein.
Trump u kundërpërgjigj disa herë, duke thënë se Musk “u çmend” dhe iu kërkua të largohej nga administrata. Ai gjithashtu kërcënoi të ndërpresë kontratat qeveritare me kompanitë e Musk. Mes ‘betejës’, çmimi i aksioneve të Teslës ra ndjeshëm me 14%, duke e ulur gjigantin e automjeteve elektrike të Musk nën pragun e 1 trilion dollarëve.
Musk nuk është ndalur dhe me një sondazh në platformën X shtron pyetjen, nëse ka ardhur koha për të krijuar një parti të re politike në Amerikë që përfaqëson realisht 80% të popullsisë në mes.
“A ka ardhur koha për të krijuar një parti të re politike në Amerikë që përfaqëson realisht 80% të popullsisë në mes?’-shkruan Musk, duke iu drejtuar amerikanëve.






