ZYRTARE/ 17 milionë euro, Juventus ushtron të drejtën e blerjes për lojtarin e huazuar

Lloyd Kelly do të jetë përfundimisht një lojtar i Juventus. Mbrojtësi ishte në formë huaazimi nga shkurti e deri më tani, teksa klubi nga Torino ka vendosur ta blejë përfundimisht nga Newcastle.

ZYRTARE/ 17 milionë euro, Juventus ushtron të drejtën e blerjes

Lloyd Kelly

Kelly do të firmosë me Juventusin një kontratë 4-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2029. Ndërkohë që do të bashkohet përfundimisht me ekipin, duke nisur nga 1 korriku.

Në krahun tjetër, klubi i “Zonjës së Vjetër” ka paguar 17.2 milionë euro, për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit anglez. Ai shihet nga drejtuesit si pikë kyçe për repartin e mbrojtjes.

Lajme të tjera |  “Serbët kanë ‘spiunuar’ stërvitjen? Nuk kemi gjë për të fshehur, s’kanë kapur ndonjë element”, Sylvinho vlerëson kundërshtarin: Serbia ka ekip dhe trajner të mirë, në 90 minuta ndodh çdo gjë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us