Serbia ka mbërritur mesditën e sotme në Tiranë. Lojtarët dhe stafi në aeroport janë pritur nga forca të shumta policie.
Policia ka marrë masat të shumta për të shmangur çdo incident të mundshëm. Ekipi serb është akomoduar tashmë në hotel, “Hilton”, teksa pasditen e sotme do të zhvillojnë edhe një seancë stërvitore në “Arenën Kombëtare”.
Ndërkohë po sot nga pasditja pritet që të jepet edhe konferenca për shtyp e trajnerit serb dhe një prej lojtarëve, të cilët do të flasin për duelin me kuqezinjtë. Gjithashtu çdo lëvizje e tyre do të shoqërohet me policë.