Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla bëri një sezon fantastik me Epanjolin ku në 35 paraqitje ka qenë edhe vendimtar me gola të shënuar, ose duke i shmangur ato.Huazimi i tij nga Roma përfundon në fund të qershorit dhe ai duhet të kthehet në Itali. Kumbulla mund të përfitojë nga ardhja e Xhian Piero Gasperinit në stolin e verdhekuqve pasi mund ta bënte atë një nga alternativat në vijën e mbrojtjes.
Sipas “Corriere dello Sport”, Roma do të donte të kuptonte me qetësi se çfarë duhet të bëjë, nëse dëshiron ta shesë 25-vjeçarin pas vitit të shkëlqyer në Katalonjë apo ta mbajë në ekip.
Por me shumë mundësi mund të përsëritet historia si me mbrojtësin e Shqipërisë, Berat Gjimshiti. Gasperini veproi njësoj me futbollistin i cili u rikthye nga huazimi dhe e mbajti në skuadër duke e kthyer në lider te Atalanta.