Rinumërimi s’ ndryshon dot faktin që votat PD-së (pa votat e PL-së dhe të diasporës) ishin 170 mijë më pak se më 2021…

Nga Eduard Zaloshnja

KQZ-ja do t’i rinumërojë votat e Qarkut Tiranë nën vëzhgimin e fortë të përfaqësuesve të partive, kandidatëve, mediave dhe komunitetit ndërkombëtar. Por edhe sikur kjo procedurë të kryhet në rang vendi, gjasat janë që mund të konstatohet ndonjë devijim domethënës statistikisht vetëm në votat brenda subjekteve zgjedhore (për kandidatët e listave të hapura), dhe thjesht devijime të vogla aksidentale në votat për subjektet.

Rinumërimi, edhe sikur të bëhet i plotë për gjithë vendin, nuk e ndryshon dot faktin që votat PD-së (pa votat e PL-së dhe të diasporës) ishin sivjet pothuaj 170 mijë më pak se më 2021…

Kështu, Aleanca për Shqipërinë Madhështore (të cilës i kontribuoi këtë vit PL-ja e Metës me rreth 28 mijë vota) mori brenda vendit vetëm 482 mijë vota. Votave të këtushme për këtë aleancë iu shtuan edhe 47 mijë vota nga diaspora, duke e çuar totalin në 529 mijë vota të vlefshme. Duke zhveshur nga kjo shifër kontributin e partisë së Metës dhe të diasporës, PD-së i mbeten rreth 454 mijë vota të krahasueshme me votat e 2021-shit.

Lajme të tjera |  Shkëlqimi dhe rënia e partisë së Ilir Metës! E fortë vetëm pranë pushtetit

Më 2021, PD-ja (pa qenë në koalicion parazgjedhor më partinë e Metës dhe pa vota diaspore) mori plot 622 mijë vota. Pra, ajo mori pothuaj 170 mijë vota më shumë para katër vjetësh, kur nuk kishte as ndihmën e votave të partisë së Metës, dhe as ndihmën e votave nga diaspora.

Sa u përket mandateve parlamentare, me ndihmën e votave të partisë së Metës dhe të diasporës, PD-ja siguroi vetëm 50 mandate sivjet. Kurse pa ndihmën e tyre siguroi plot 59 mandate para katër vjetësh.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us