Konflikt për qenin! Fqinji plagos çiftin e bashkëshortëve, vetëdorëzohet në Polici: Më shqetësonin të lehurat

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku Shpëtim Osma ka qëlluar me armë zjarri dy komshinjtë e tij, Sami dhe Nadire Disha, duke i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15, ku një konflikt mes palëve për çështjen e një qeni, u përshkallëzuar në përdorimin e armës, ku Osmani qëlloi drejt fqinjëve të tij.

Pas ngjarjes 56-vjeçari u largua në drejtim të paditur, por disa orë më vonë u vetëdorëzua në Polici. Sipas grupit hetimor, nga dëshmitë e deritanishme, shkak i konfliktit mes autorit dhe dy të plagosurve është bërë qeni i këtyre të fundit, që për autorin e dyshuar ishte bërë shqetësim me të lehurat dhe zhurmën që krijonte në lagje.

Lajme të tjera |  Nisma e qeverisë/ Pleqëri pa taksa! Stimuj pensionistëve që punojnë: U ulet tatimi, bonuse në sajë të performancës

Ai ka thënë se kishte kërkuar disa herë të merrnin masa për këtë shqetësim që i shkaktonte qeni. Gjithashtu bëhet me dije se pasi familja Disha nuk e ka hequr qenin siç kishte kërkuar autori, ata kanë debatuar. Autori i dyshuar Osma, sipas dëshmisë, ka marrë armën për të qëlluar drejt qenit, por plumbat kapën dy bashkëshortët.Çifti ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Gos, Rrogozhinë, rreth orës 10:15, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. O, ka plagosur me armë zjarri, pistoletë jashtë rrezikut për jetën shtetasit S. D., dhe N.D (autori komshi me çiftin që plagosi).

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe vendin ku dyshohet se është fshehur autori.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe vijon puna për lokalizmin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin ligjor të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us