ZYRTARE/ U largua nga Atalanta për ekipin tjetër italian, Gian Piero Gasperini nis aventurën e re

Gian Piero Gasperini është trajneri i ri i Romës. Trajneri italian vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Atalantën, për të nisur një të re në kryeqytet me “verdhekuqtë”.

Gasperini ka firmosur me Romën një kontratë 3-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Ndërkohë që gjatë prezantimit, pranë tij ishte dhe trajneri i sezonit të fundit të Romës, Claudio Ranieri.

Kujtojmë se 67-vjeçari u largua nga Atalanta pas plot 9 vitesh. Gasperini i drejtoi bergamaskët në 439 ndeshje, duke fituar edhe Europa League.

Lajme të tjera |  Kompanitë e basteve “thonë” fjalën e tyre, Serbia favorite përballë Shqipërisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us