Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë.
Tekniku kuqezi vlerësoi kundërshtarin, por theksoi se kombëtarja shqiptare futet në fushë vetëm për fitore.
“Ata janë një ekip i fortë edhe individualisht. Edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë. Janë një ekip shumë i mirë dhe bëjnë tranzicion shumë shpejt. Nesër shpresoj të kemi një ndeshje të bukur. Të gjithë trajnerët e përgatisin ndeshjen për ta fituar. Shpresoj të dhurojmë ndeshje të bukur. Mund të ndodhë çdo gjë. Rrugëtimi drejt Botërorit është i gjatë dhe të shohim si do shkojë. Futemi në ndeshje për të marrë 3 pikët.
Shumë trajnerë ankohen pas përfundimit të sezonit për gjendjen e lojtarëve. Kemi bërë stërvitje të mirë. Nesër në 20:45, do ju tregoj formacionin. Ndaj Andorrës bëmë ndryshime dhe dolën mirë., Këtë herë kemi një kundërshtar ndryshe. E kam në mendje formacionin, por të shohim nesër si do shkojë”, u shpreh Silvinjo.
Ndeshja Shqipëri-Serbi do të luhet të shtunën e 7 qershorit