Një aksident rrugor është shënuar këtë pasdite në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë në vendin e quajtur Ura e Çerenecit.
Siç shihet edhe nga pamjet makina tip Audi ka dalë nga rruga duke përfunduar në Zallin e Bulqizës.
Aksidenti është pikasur nga një kalimtarë ku dhe kanë njoftuar policinë dhe ambulancën të cilët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit të automjetit ku dhe e kanë dërguar drejt spitalit të Bulqizës për ti dhënë ndihmën e parë.
Drejtuesi i mjetit me origjinë nga Maqellara ishte shpallur në kërkim prej tre ditësh nga familjarët dhe sot personi është gjetur në makinë dhe është dërguar drejt spitalit të Bulqizës ku i është dhënë ndihma e parë dhe më pas e kanë nis drejt spitalit të traumës për një mjekim më të specializuar.
Mendohet se aksidenti mund të ketë ndodhur para tre ditësh.