Universitet për të moshuarit, PLANI për të ngritur shkollë në Tiranë! Leksione në disa degë, pranohen deri në 80 ‘studentë’

Qeveria ka vendosur të ngrejë ‘Universitetin për Moshën e tretë’. Po! Të gjithë personat mbi 50 vjeç do të mund të marrin shkollimin e lartë në Tiranë, në një universitet që do të japë mësim 80 persona në vit.

“Në këtë fazë të jetës, aktivitetet shoqërore kuptimplotë mund të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin mendor, rrisin kënaqësinë nga jeta dhe cilësinë e jetës, ato gjithashtu mund të zvogëlojnë simptomat e depresionit,“- thuhet në programin arsimor për vitin 2025-2030. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me mbështetjen e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe e koordinuar nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) ka përgatitur “Planin Kombëtar të Veprimit për Moshën e Tretë, për periudhën 2025-2030”. Pikërisht në këtë plan shpaloset edhe vendimi për krijimin e një Universiteti për moshën e tretë.

Universiteti i Moshës së Tretë është një organizatë arsimore unike, inovative dhe globale për njerëzit e moshës 50 vjeç e lart. Ai u ofron të rriturve të moshuar mundësinë për të vazhduar mësimin dhe zhvillimin e tyre personal në një shumëllojshmëri të gjerë aktivitetesh dhe lëndësh përmes studimit me kohë të pjesshme dhe ndërveprimit social dhe kohezionin social. Për të moshuarit, lidhja sociale është veçanërisht e rëndësishme për të reduktuar faktorët e rrezikut si izolimi social dhe vetmia. Në këtë fazë të jetës, aktivitetet shoqërore kuptimplotë mund të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin mendor, rrisin kënaqësinë nga jeta dhe cilësinë e jetës, ato gjithashtu mund të zvogëlojnë simptomat e depresionit. Shembuj të ndërhyrjeve përfshijnë nismat e miqësisë me komunitetin dhe grupet mbështetëse, trajnimin e aftësive sociale, grupet e arteve krijuese, shërbimet e kohës së lirë dhe arsimore dhe programet e vullnetarizmit. Universiteti ju ofron mundësi për të mësuar gjatë gjithë jetës, ndërveprim social dhe pjesëmarrje në komunitet. Kurset do të krijohen nga anëtarët për anëtarët dhe mbulojnë një gamë të gjerë interesash, duke përfshirë artet, profesionet, gjuhët, historinë, shkencën, filozofinë, çështjet aktuale dhe më shumë,”-shkruhet në projekt.

Lajme të tjera |  PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu: Duhet të provojmë gjithçka

Universitet për të moshuarit, PLANI për të ngritur

Sipas Ministrisë, kjo është një formë për angazhimin e të moshuarve që janë të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht dhe të aftë profesionalisht. Vendimi është marrë pasi Ministria e Shëndetësisë se një hap i tillë, ka rezultuar i suksesshëm në Francë apo në Britani, pasi është luftuar vetmia dhe stimuluar ndërveprimi social dhe zhvillimi i njohurive të ndryshme pavarësisht moshës. Por deri më tani, plani është ende në letër pasi ende nuk ka asnjë vendim zyrtar se ku do të zhvillohet mësimi dhe cila do të jetë kurrikula nga e cila do të mësojnë të moshuarit.

DOKUMENTIN E PLOTË MUND TA LEXONI MË POSHTË ⇓

Dokumenta bashkëngjitur

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us