Vusal Isgandarli do të rikthehet në Superiore. Partizani dhe sulmuesi kanë arritur arritur akordin mes tyre.
29-vjeçari do të rikthehet në Superiore, teksa do të mbyllë aventurën e tij me Boluspor në Turqi. Kujtojmë se më herët, azeri ka mbajtur veshur fanellën e Egnatias
Fakti që e njeh mjaft mirë Superioren, ka shtyrë edhe më shumë drejtuesit e kuq që të arrinin një marrëveshje me të. Palët tashmë mes tyre po diksutojnë detajet e fundit dhe pritet më pas edhe konkretizimi i kësaj lëvizje.
Me Egnatias, Isgandarli ka luajtur nga korriku i 2023-shit deri në janar të vitit 2024. Në 20 ndeshje me rrogozhinasit, Isgandarli ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar në 2 të tjerë.