“Farsa elektorale”/ Berisha publikon video për 11 Majin: Komisioneri fut dorën në kuti dhe kontrollon votën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një video gjatë një konference për shtyp, përmes së cilës, sipas tij, dokumentohet “farsa elektorale e 11 Majit”.

Në pamjet e publikuara, shfaqet një komisioner në një qendër votimi, i cili hap kutinë e votimit dhe, siç pretendohet nga Berisha, fut dorën për të kontrolluar votën e një qytetari.

“Ky është një komisioner që hap kutinë dhe kontrollon votën. E bën këtë sepse zbaton një porosi të Edi Ramës dhe gëzon mbrojtje nga Altin Troplini,” deklaroi Berisha para gazetarëve.
Ai shtoi se veprimi në video sipas tij tregon qartë mekanizmin e kontrollit të votës së blerë dhe vlerësimit nëse votuesi ka përmbushur “detyrimin” që i është kërkuar në këmbim të parave.

Lajme të tjera |  Paloka fyen gazetarët: (RKTK) Ropt ku ti keni, që nuk shikoni vjedhjen e zgjedhjeve

Berisha e cilësoi këtë rast si provë e ndërhyrjes direkte në vullnetin e votuesve dhe simbol i farsës elektorale që, sipas tij, shoqëroi procesin zgjedhor të 11 Majit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us