Ekzekutimi i Ergys Dashit në Ekuador, rrëfimi i Xhoanës: Nuk e dija se merrej me drogë, më sollën foton e tij të vrarë

Xhoana Kurti ka treguar mes emocionesh momentin e vështirë kur mori vesh për vdekjen e partnerit të saj Ergys Dashit. Xhoana, e cila ishte 9 muajshe shtatzënë në pritje të djalit të tij, rrëfeu natën e ekzekutimit i dërguan në telefon një foto të tij ku shihej i shtrirë në tokë i pajetë. E ftuar në “Glamour”, ajo tregoi se kanë jetuar së bashku në Ekuador, por pastaj vetë ishte kthyer në Shqipëri.

“Ishte ora 2 e natës, po e merrja në telefon. Ndërkohë më merr edhe një shok i tij që më thotë ‘Thuaji të më hapë telefonin, se kam një punë’. Thjesht më vjen një foto nga një numër që se njihja fare dhe më pyet a është Ergysi. Kalova në shok. Më kanë sjellë foton e tij të vrarë në tokë. Ai ishte i shtrirë në tokë, mbaj mend shumë pak nga ajo ditë. Kam bërtitur shumë ‘Kanë vrarë Ergysin’ se isha me një shoqe. Po merrja në telefon njerëzit atje për t’i pyesur a ishte e vërtetë, se kam jetuar në Ekuador me Ergysin. Po shpresoja të ishte gjallë, pasi ishte me kurriz. Kur më konfirmuar vdekjen thjesht jam mpirë, nuk mbaj më mend asgjë”, tha ajo e ftuar në “Glamour Zone”.

Lajme të tjera |  E diplomuar për Farmaci tek “Kristali”, kush është Maldrita Bardho që i ‘rrëmbeu’ mandatin e deputetes së PS, Zegjine Çaushit!

Xhoana Kurti tregoi se nuk e dinte që Ergys Dashi merrej me drogë, por vetëm që kishte një kompani bananesh. Ajo rrëfeu se në mesazhin e fundit që shkëmbyen bashkë, i kërkoi Ergysit që të kthehej në Shqipëri, por ai i kishte thënë që të bëhej e fortë dhe se do i kalonte të gjitha. Pas vdekjes së tij, Xhoana tregoi se familja dhe shoqëria e tij mohuan se djali që ajo priste ishte i Ergysit dhe sipas saj gjithçka u bë për pjesë pasurie.

Si u vra Ergys Dashi?

Ergys Dashi, po darkonte mbrëmjen e 23 janarit 2022 në një nga restorantet më të njohura të Guajakilit në Ekuador në momentin që u ekzekutua. 34-vjeçari nga Durrësi, por që prej vitesh jetonte midis Italisë dhe Hollandës, kishte vetëm pak ditë që kishte mbërritur në Guajakil. Ishte ora 19:00 e mbrëmjes, ku ndërsa Dashi vazhdonte i qetë të darkonte, dy burra u shfaqën të maskuar në derën kryesore të restorantit. Pavarësisht insistimit të rojeve të sigurisë, të cilët u kërkuan certifikatën e vaksinimit, dy burrat një prej të cilëve mbante një buqetë me lule në duar, nën kërcënimin e armëve, mundën të futen në restorant dhe të afrohen në vendin ku qëndronte Ergys Dashi. Këtë të fundit e qëlluan për vdekje me 20 plumba.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us