Është në garë me 3 sulmues të tjerë, lojtari shqiptar në listën e klubit të Serisë A

Kjo merkato verore pritet të jetë aktive për lojtarët shqiptarë. Mes shumë lojtarëve të përfolur për të ndërruar ekip është edhe Kristian Shpendi.

Ky i fundit ka zhvilluar dy sezone pozitive me Çezenën dhe aftësia e tij për ta gjetur lehtësisht golin ka tërhequr vëmendjen e klubeve të tjera.

Në Itali bëjnë me dije se Fiorentina është prej kohësh e interesuar për të shërbimet e tij.

Ai shihet një alternativë serioze për të zëvendësuar Moise Kinin. Por gara është e fortë për Shpendin, pasi bashkë me të në listën e shkurtuar të Fiorentinës gjenden edhe Imobile, Xheko dhe Joanidhisi.

Lajme të tjera |  “Gattuso nuk është ilaçi për gjithçka”, De Bisi: Nuk jam kontaktuar kurrë nga Federata, i gatshëm të jap këshilla

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us