ZYRTARE/ Përfundon aventura 2-vjeçare, ish-i i Egnatias largohet nga ekipi shqiptar

Besart Krivanjeva zhvilloi një sezon mjaft të mirë me Strugën në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, kjo nuk i ka mjaftuar mbrojtësit 29-vjeçar të qëndrojë në ekipin shqiptar.

Struga ka njoftuar ditën e sotme se ka mbyllur bashkëpunimin me Besart Krivanjevën. “Përfundojmë bashkëpunimin me mbrojtësin Krivanjeva. Besart Krivanjeva pjesë e Struga Trim Lum ishte për dy vite e gjysmë…”, shkruan klubi shqiptar.

Mbrojtësi 29-vjeçar u transferua te Struga në janarin e vitit 2023 nga Gjilani si një lojtar i lirë. Rikujtojmë se Krivanjeva ishte pjesë e Egnatias në sezonin 2021/22 në Kategorinë Superiore.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ 15 milionë euro nga Juventus, Alen Sherri nis të festojë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us